Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes Izraelit dhe Kombëtares së Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit, Kosova po avancon si mysafire me rezultat 1:0 ndaj Izraelit.
Goli i vetëm deri tani ishte autogol, ku pas një harkimi të Milot Rashicës, Elazar Dasa shënon në portën e tij në minutën e 36′ për 1:0.
“Dardanët” po tregojnë paraqitje tejet solide deri tani, duke mos lejuar izraelitët që të gjejnë golin në “Bloomfield”.
Pjesa e parë, 1:0 në favor të Kosovës. /TV Arbëria