Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane

Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se një nga vendimet më të rëndësishme që do të marrin në mbledhjen e sotme të Qeverisë është heqja e taksës 10% për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,.

Kurti ka thënë se nga sot, tarifa doganore për produktet amerikane do të jetë zero.

“Tjetër vendim i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore për SHBA-në. Kështu nga tani e tutje të gjitha produktet e tyre do të kenë tarifë zero % kur të hyjnë në territorin tonë”, ka thënë Kurti.