Republika e Kosovës sot feston 17 vjetorin e pavarësisë.
Me këtë rast do të mbahet disa aktivitete shtetërore.
-Qeveria e Kosovës mban mbledhje festive. (Ora 08:00)
-Ngritja e Flamurit të Kosovës. (Ora 08:20)
-Nderime te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë. (08:30)
-Homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 09:00)
-Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi. (Ora 09:10)
-Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” Prekaz. (Ora 10:00)
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, hapet ekspozita “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar”. (Biblioteka “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00)
-Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. (Sheshi “George Bush”, Prishtinë, ora 12:00)
-Koncerti i Pavarësisë. (Sheshi “Skënderbeu”, nga komuna e Prishtinës, ora 14:00)
-Konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. (Amfiteatri i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, ora 16:00)
-Pritje shtetërore nga presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri i Kosovës. (Ora 18:00)