Në TV Arbëria, në emisionin “Debat me Ridin” , i ftuari Xhavit Haliti, nga Partia Demokratike e Kosovës shprehet se Kosova mund të jetë e rrezikuar nga influenca ekstremiste e lindjes.
“Nga dokumentet të cilat janë në përpunim, del që Kosova është më shumë e rrezikuar nga influenca ekstremiste e lindjes sesa gjithçka tjetër.”
Ai tha se, mund të ketë veprime perëndimore në drejtim të Kosovës me ndalim të qarkullimit të parasë e funksionimin e OJQ-ve të cilët do të bëhen obligim i Qeverisë.
“I dyshimtë është Qeveria, ai ka shpërnda nga 100 euro, OJQ-të po shpërndajnë para në emër të xhamisë etj”, shton Haliti.