Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kosova e para në Ballkan me medalje në LO “Paris 2024”, e në botë është në këtë pozitë

Kosova e para në Ballkan me medalje në LO “Paris 2024”, e në botë është në këtë pozitë

Komitetit Olimpik i Kosovës ka folur për sukseset që ka korrur ekipi kosovar në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në një postim në Facebook, KOK-u thotë se shteti i Kosovës është i radhitur i 24-ti në botë, por është i pari në shtetet e Ballkanit Perëndimor, sa i përket ranglistës së medaljeve që janë marrë në Paris.

“Në vendin e 24-të nga 206 ekipet Olimpike. Sukses se jo mahi!”.

“Jemi me numër medaljesh më shumë se të gjitha shtetet e Ballkanit. Vetëm 43 shtete kanë fituar medalje deri sot!”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Kosova nëpërmjet xhudos ka arritur të fitojë një medalje të argjendtë dhe një të bronztë, me Distria Krasniqin dhe Laura Fazliun. Në ekipin tonë tashmë kanë mbetur edhe tre garues.

Më 1 gusht, pra nesër, Loriana Kuka synon medalje duke i nisur garat nga ora 10:00 e mëngjesit, që është edhe xhudistja e fundit.

Kurse më 2 dhe 3 gusht, Gresa Bakraçi e ka garën e saj në atletikë, duke filluar nga ora 19:45, ndërsa Hana Beiqi në not nga ora 10:00 e mëngjesit.

Kosova në këtë olimpiadë është prezantuar me nëntë garues nga sporte të ndryshme.

Powered by WordPress