Me pamje spektakolare të maleve të mbuluara me borë, videoja nxjerr në pah peizazhet unike që ofron Kosova gjatë sezonit të dimrit.

Videoja, e realizuar nga Fitim Sopjani, paraqet Kosovën si një destinacion tërheqës për turizëm dimëror, duke theksuar potencialin e saj natyror dhe turistik.

Në postimin e saj, Osmani e ka cilësuar dimrin në Kosovë si një bukuri të veçantë.

Ky promovim dëshmon edhe njëherë se Kosova është vend me pasuri të mëdha natyrore në çdo stinë të vitit.