Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kosova e Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për fillimin e linjave ajrore direkte

Kosova e Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për fillimin e linjave ajrore direkte

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku me Ali Bin Mohammed Rajab, Zëvendëspresident ekzekutiv për Transportin Ajror dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbime ajrore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Me këtë rast, Aliu tha se kjo marrëveshje është me rëndësi të veçantë për aviacionin civil e cila krijon mundësinë për fillimin e linjave ajrore direkte ndërmjet të dy vendeve.