Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është duke qëndruar për vizitë në Shqipëri.
Ai bashkë me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, sot ishin në Vlorë për të ndarë një objekt për trajnime të përbashkëta të policisë.
“Kemi marrë vendimin që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore. Bashkë me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla ishim në Vlorë ku shumë shpejt do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë”, ka thënë Balla.
/TV Arbëria