Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për transportin rrugor ndërkombëtar

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për transportin rrugor ndërkombëtar

Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për transportin rrugor ndërkombëtar për udhëtarët dhe mallrat.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në platformën “X” nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Rohde ka thënë se kjo do ta bëjë tregtinë më të lehtë, duke rritur mundësitë e biznesit për të gjithë si dhe duke forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.