Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë Marrëveshje në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë Marrëveshje në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë

Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bilaterale në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, në kuadër të vizitës zyrtare të Gjeneral Bashkim Jasharit në Berlin.

Marrëveshja u nënshkrua mes komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Shefit të Mbrojtjes të Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer.

Gjatë takimit bilateral, të dy gjeneralët diskutuan mbi sfidat globale dhe rajonale të sigurisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

FSK-ja tha se marrëveshja e nënshkruar siguron përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën në ofrimin e mbështetjes politike, ushtarake dhe ligjore për FSK-në në mbështetje të pjesëmarrjes në organizata ndërkombëtare.