Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kosova dhe Franca lidhen me linjë të re ajrore – fluturimi i parë më 28 tetor

Kosova dhe Franca lidhen me linjë të re ajrore – fluturimi i parë më 28 tetor

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë ka njoftuar hapjen e linjës së re direkte Lyon–Prishtinë, që do të operohet nga kompania ajrore EASYJET. Fluturimi i parë pritet të realizohet më 28 tetor 2025.

Sipas ambasadës, kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve njerëzore, ekonomike dhe kulturore ndërmjet Francës dhe Kosovës. Me këtë linjë të re, Prishtina do të jetë vetëm dy orë larg Lyonit, duke afruar më shumë diasporën kosovare, miqësinë dhe mundësitë e reja bashkëpunimi.

Ambasada ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet dhe partnerët që kanë kontribuar në këtë arritje, duke e cilësuar si një simbol të bashkëpunimit të frytshëm mes dy vendeve.
Mirënjohje e veçantë është adresuar për Konsullin e Nderit të Kosovës në Lyon, z. Roger Forneris, si dhe Shoqatën “Iliria”, për angazhimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.