As prania e korit diplomatik në Parlamentin e Kosovës nuk e ‘theu mallkimin’ lidhur me konstituimin e Kuvendit.
Si zakonisht, partitë e opozitës së fundit nuk e propozuan anëtarin e tyre për komision të fshehtë, gjë që e bëri të pamundur votimin.
Ndonëse ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e ngarkuara me punë e ShBA-së, Anu Prattipati, ambasadori gjerman e britanik ishin në Kuvend, kjo nuk e ndaloi që për herë të 52 të dështojë konstituimi i Kuvendit.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav tha se trupa diplomatike erdhi me shpresë të madhe në këtë seancë, për të dalë më pas të zhgënjyer.
“Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së”, ka thënë ai.
Ndërsa Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves tha se nëse nuk gjendet zgjidhje deri nesër, Kosova hyn në territor të panjohur.
“I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër. Përndryshe, Kosova po hyn në një territor të panjohur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka shkruar ai, pas dështimit të sotëm të konstitutimit të Kuvendit”, ka shkruar ai, transmeton TV Arbëria.
E ai gjerman tha se klasa politike po dështon përballë qytetarëve, duke shtuar se vendimi i fundit i Kushtetueses ishte karton i kuq pë rata që nuk e konstituojnë Kuvendin.
“Jemi këtu për ta theksuar shqetësimin tonë dhe urgjencën për të formuar institucionet. Qytetarët dolën për të votuar më 9 shkurt dhe tani janë bërë gati gjashtë muaj. Klasa politike po dështon përballë qytetarëve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një karton i kuq për ata që nuk konstituojnë Kuvendin”, tha ambasadori Rohde”, ka thënë Rohde.
Seanca pritet të vazhdojë minimalisht edhe njëherë ditën e nesërme, deri sa të skadojë afati kushtetues 30-ditor.