Shkruan Fahri Xharra
Sa të hidhura janë vendimet e ndryshme në botë kur për interesa të caktuar të mohojnë pasjen e asaj që vet natyra ta ka dhënë -Korfuzi .
Vetëm një shikim i thjeshtë i hartës së më sipërme , edhe nga një laik i kartografisë e kupton dhe e sheh që Korfuzi është një ishull që i takon Shqipërisë.
Shikoni hartën , dhe përcjellni lakoren pika-pika që e ndajnë kufirin tokësor dhe detar në mes të Shqipërisë dhe Greqisë – dhe ja Korfuzi “ qenka “ i Greqisë . Zemra të dhemb kur sheh kësi lloj “ ndarjesh “ gjeografike , të cilat edhe Zoti në qiell i shikon me habi !
“Gjetjet tregojnë se burimet antike kanë një kontradiktë në ato që ne po gjejmë në ujë. Brigjet e Ilirisë antike nuk kanë qenë të populluara vetëm nga popullsi pirate, por fakti që shumë anije tregtare po zbulohen pranë brigjeve me verë, vaj e produkte të tjera, tregon për një shkëmbim tregtar të Ilirisë me vendet e tjera të Mesdheut”. – fjala është për gjetjet nënujore të Kanalit të Korfuzit.
Gazetari dhe studiuesi Armand Plaka ka publikuar një gravurë të vitit 1879, botuar në një revistë finlandeze, që sipas tij tregon se dikur Evropa e njihte Kanalin e Korfuzit si Kanalin shqiptar.
“Mes kanalit shqiptar dhe ishullit të Korfuzit’. Kjo është diçitura që na përcjell gravura e vitit 1879, botuar në një revistë finlandeze, të cilën e hasa kohët e fundit rastësisht duke gërmuar në arkivat skandinave. Pra për ata atje lart në Europë, ai njihej si ‘Kanali shqiptar’, apo ‘ngushtica shqiptare’, term që nuk përdoret në ditët e sotme. Shqiptarët dhe bota e njohin sot më shumë me termin ‘Kanali i Korfuzit’,
Po kjo , që e shihni më poshtë ?
Mos të habitemi,kemi shumë e shumë dokumente dhe harta të cilat e vërtetojnë autotoninë shqiptare të Ishullit të Korfuzit ; Hartë e veriut të ishullit të Korfuzit e vitit 1815, i autorit H.F. Favarger, 1815. Interesantë është fakti se Gumenica e Çamërisë tregohet qartë që ishte pjesë e Shqipërisë.
Sa të pafytyrë janë me të varfërin dhe të pafuqishmin. !
“Një pjesë të vlerësueshme të historisë së shqiptarëve në shek. e 19-të e kemi nga europianët. Ata e panë dhe shkruan, e pikturuan dhe e dokumentuan përmes udhëtimeve të William Martin Leake, William Gell, Ami Boue, Johan Georg fon Han dhe madje edhe e fotografuan me të parat pajisje dritëshkronjë që mbërritën prej fotografit Jozef Szekely (1863). Udhëtarë të mëdhenj, poetë e studiues, piktorë, ëndërrimtarë e aventurierë përshkuan trojet ku banonte kombi ynë, nga Gjiri i Artës, Janina e Manastiri, Kurshumlie, Novipazar e deri në bregun e epërm të Tivarit.
Rasti e deshi që në një të diel të ndodhesha duke ndjekur atë që fliste për Korsikën, kur, befas, filloi të jepte disa shembuj nga Eduard Lear dhe shoqëruesi i tij shqiptar, Gjergj Kokalli, i cili ua paraqiste vendasve korsikas piktorin si ministër i Financave të Anglisë. Në javën pasardhëse, nuk vonoi dhe Rik Staini u rishfaq për të paraqitur kuzhinën popullore të ishullit të Korfuzit. Dhe ku shkoi ai, do thoni ju? Te një familje ku e moshuara e shtëpisë e kish emrin …Lule!? Pak më tej, te një familje tjetër me mbiemrin Sulotis. Provoni t’i hiqni prapashtesën tipike “s” që grekët u ngjisin nga pas emrave dhe na del një familje me mbiemrin Sulioti dhe tjetra me emër tipike shqiptare. Emra të onomastikës shqiptare ndesh plot në ishull: Petriti, Mani, Molos, vatha, petale.
Shqiptarët e Korfuzit Për ne shqiptarët, ishulli i Korfuzit, “Ksamil”-je larg bregut shqiptar, ka qenë e vazhdon të mbetet ende një ujdhesë po aq e largët sa dhe ishulli fantazmë i thesarit. Tregtarët e vegjël lebër të gjysmës së parë të shekullit XX, që shkonin të shisnin atje lëkurë, lesh, gjalpë e djathë e të blinin drithë, as që bëhet fjalë se mund të na linin ndonjë kujtim apo kronikë të shkruar. Nga të tjerë të mëpasshëm, emigrantë politikë apo ekonomikë, nuk kam mundur të gjej ndonjë të dhënë, përpos shtypjes së ca pullave postare në çerekun e parë të shek. XX. Gjithashtu, edhe versionin e mbërritjes nga Amerika të flamurit kombëtar që u ngrit në Vlorë ditën e shpalljes së pavarësisë, më 28 Nëntor 1912, version që vjen nga gazeta “Dielli”, sipas të cilit na thuhet se flamuri ishte përgatitur nga kolonia shqiptare e Bostonit në vitin 1911 dhe patrioti Nuçi Naçi e shpuri deri në Korfuz, ku ilegalisht e mori Marigoja, të fshehur në veshjen e saj. Rrëmoj nëpër libra, ku përpos historisë që na rrëfen Aleksandër Duma tek “Ali Pashë Tepelena-Krime famëkeqe”, botim i “Saras”, nëpër botime të tjera të ndryshme gjej plot të dhëna të vyera. Mbresa nga gjetjet dhe kërkimet është sa befasuese aq dhe tërheqëse. »
Dhe shkrimet vazhdojnë : « Historia e ishullit ka shumë ngjashmëri dhe fate të njëjta me bregun shqiptar që shtrihej në kahun lindor të tij. Historianët na thonë se fisi liburn themeloi shtatë shekuj para Krishtit Korkyrën; u bë më pas një koloni e Korinthit; nga viti 299 p.e.r u pushtua nga romakët e me radhë bizantinët, normanët, gjenovezët, anzhuinët, tarantasit, Tocco-t, despotët shqiptarë, napolitanët, deri sa mbërrijnë venedikasit. Ishte mbreti i Napolit që ua shiti ishullin venedikasve në vitin 1404, për 30 mijë dukatë. Për shekuj të tërë ka qenë nën hierarkinë e kishës katolike. Përkarshi bregut kontinental, Venediku vuri nën sundim dhe nën një qeverisje me Korfuzin qytetet-porte, Prevezën, Butrintin dhe Pargën, që quheshin “bregdeti shqiptar”. Në vitin 1716 mbërrijnë gjermanët që mbrojnë ishullin nga rrethimi turk dhe në 1797, francezët. Për pak kohë madje edhe rusët. Të gjithë këta popuj kanë lënë atje gjurmët e tyre. »
« Mbretëria e ilirëve arriti kulmin e saj në shekullin e IV p.e.s., në kohën e mbretërisë së Bardhylit (Ylli i Bardhë). Më vonë mbretëria e tij do të mundej dhe aneksohet nga Filipi i II-të, babai i Aleksandrit të Madh, në 358 p.e.s. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, iliret u çuan kundër maqedonëve dhe grekëve. Në 312 p.e.s. mbreti ilir, Glausi dëboi kolonizatorët grekë nga ishujt e Korfuzit dhe Epidamnusi (apo Durrachion, Durazzi, Dyrrahium, apo Durres). Gjatë dy luftërave me ilirët ndërmjet viteve 229 dhe 219-të p.e.s., romakët mundën të aneksojnë pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë mbreteria ilire mbijetoi deri më 180 p.e.s. kur dalmatet deklaruan veten të pamvarur dhe krijuan republikën e tyre, e cila do të pushtohej nga perandori Augustus në vitin 9 e.s., në të njëjtin vit kur legjionet romake në Gjermani u thyen nga Herman Saksoni. »
Historia flet dhe flet : « Duke u bazuar tek Homeri thote, se banoret e pare te Maltes ishin Phaecianet, per te cilet thuhet se kane qene nje rrace gjigandesh, por nga ana tjeter duke iu referuar Strabonit, thote se, kur Koriantet pushtuan Korkyren gjeten atje Liburnet. Pra me pak fjale edhe studiuesit modern te historise se lashte pranojne origjinen Liburne si banorët e parë te Korkyres (Korfuzit). Phaecianet ishin Liburnet , qe vinin nga Iliria dhe populluan Korfuzin e sotem. Straboni vertetonte qe, Koriantet kur pushtuan ishullin e Korfuzit, e gjetet ate te zene prej Liburneve. Tukididit vërteton origjinën e Phaecianëve kur thotë se beteja më e madhe detare e të gjitha kohrave, ishte ajo e zhvilluar në mes Koriantëve dhe Korkyrasve Liburn. Kjo betejë mendohet se është zhvilluar rreth vitit 664 p.Kr.. »
/TV Arbëria