Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Koreja e Jugut shpall gjendje të jashtëzakonshme ushtarake

Koreja e Jugut shpall gjendje të jashtëzakonshme ushtarake

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme ushtarake.

Në një fjalim televiziv të paparalajmëruar natën vonë me kohën lokale, ai ka theksuar se masa është e nevojshme për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët anti-shtetëror, raporton BBC.

Ai ka shtuar se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i drejtohej ligjit ushtarak, por nuk ka bërë të ditur se cilat masa specifike do të merren.