Ambasadorët e SHBA-së në vendet e rajonit janë mbledhur në Kroaci në atë që quhet si Konferenca Rajonale e Shefave të Misioneve. Në këtë konferencë po merr edhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka ndarë një citat të ambasadorit Hovenier rreth kësaj ngjarje që po ndodh në Zagreb.
Ambasadori amerikan ka thënë se në këtë konferencë rajonale kanë folur për koordinimin e politikës amerikane në përkrahje të paqes dhe sigurisë në rajon dhe në veçanti për përkrahjen e SHBA për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike.
“Diskutime të vlefshme me miqtë dhe kolegët përgjatë dy ditëve të fundit në Konferencën e Shefave të Misioneve, duke koordinuar përpjekjet e SHBA-së në përkrahje të paqes dhe sigurisë në rajon, përfshirë, përkrahjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike”, ka shkruar Hovenier.