Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kontrollohen dy shtëpi: Detaje nga hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan

Kontrollohen dy shtëpi: Detaje nga hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan

Dy shtëpi dhe disa lagje të qytetit të Gjilanit janë kontrolluar nga njësitet policore, në kuadër të hetimeve për vrasjen e 37-vjeçarit Sokol Osmani.

Osmani u vra të enjten pasdite në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, tha policia.

Policia tha sot se me urdhër të prokurorit të rastit, të enjten janë kontrolluar dy shtëpi në kërkim të të dyshuarve, të cilët ndodhen në arrati.

“Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha sot policia.

“Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ku me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi”, thuhet në raportin e policisë, raporton Paparaci.

Powered by WordPress