Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kontrolle në Qendrën Korrektuese në Dubravë, konfiskohet substancë narkotike

Kontrolle në Qendrën Korrektuese në Dubravë, konfiskohet substancë narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në disa lokacione në qendrën korrektuese në Dubravë janë gjetur dhe konfiskuar 19.3 gramë substancë e dyshuar narkotike.

Rasti është duke u hetuar.

“Qendra Korrektuese, Dubravë 15.10.2024. Raportohet se në disa lokacione në qendrën korrektuese janë gjetur dhe konfiskuar 19.3 gramë substancë e dyshuar narkotike. Rastet janë duke u hetuar”, thuhet në njoftim.