Mason Mount këtë verë do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me Chelsean, dhe ky i fundit nuk po mund ta bind yllin anglez të vazhdojë të ardhmen në “Stamford Bridge”.
Vazhdimisht flitet se Liverpooli ka e vlerëson shumë Mount, dhe do të tentojë gjatë kësaj vere që ta transferojë në “Anfield”.
Në anën tjetër, Chelsea do të vazhdojë bisedimet me Mount për marrëveshje të re. I pyetur nëse do të ketë akord për kontratë të re me Mount, Lampard tha se nuk është mendimi i tij, por i klubit.
“Marrëveshje të re për të? Nuk është mendimi im. Do të jetë mendimi i klubit dhe mendimi i Mason, kështu që kjo është mes tyre”, tha Lampard.
“Padyshim, ai është një top lojtar. Më besoni, nuk është e lehtë të lush me top lojtarë përreth dhe ai ka arritur ta bëjë këtë gjë”, shtoi më tej Lampard.
Mount ka kontratë aktuale me Chelsean deri më 30 qershor të vitit 2024.
/TV Arbëria