Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kontrabandë në Leposaviq, kamioni i ngarkuar me rreth 4 tonë mish pule bie në prua

Kontrabandë në Leposaviq, kamioni i ngarkuar me rreth 4 tonë mish pule bie në prua

Një rast i kontrabandës me mallra në Leposaviq është raportuar në Policinë e Kosovës.

Bazuar në raportin e policisë, një kamion me targa të Serbisë, i ngarkuar me rreth 4 tonë mish pule, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një prua.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart.

Njësitet policore relevante në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrë me rastin.