Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kontrabandë me migrantë, arrestohen dy persona në Mitrovicë

Kontrabandë me migrantë, arrestohen dy persona në Mitrovicë

Dy persona janë arrestuar të premten në Mitrovicë, pasi janë kapur duke transportuar ilegalisht dy shtetas sirianë dhe dy shtetas egjiptianë.

“Janë ndaluar dy vetura me targa vendore me vozitës m/k, pasi që gjatë kontrollit të veturave të tyre janë hasur duke transportuar ilegalisht dy shtetas sirian dhe dy shtetas egjiptian. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka informuar Policia.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bistricë.

/TV Arbëria