Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Konsumoni spinaq, ja efektet shëndetësore të tij

Konsumoni spinaq, ja efektet shëndetësore të tij

Spinaqi është i pasur me minerale dhe ka një varg përfitimesh shëndetësore nga konsumi i tij.

Spinaqi është një bimë barishtore që mbillet, e cila përdoret për tu ushqyer duke e bërë gjellë, sallatë etj. Përveç hekurit, spinaqi ka shumë lloje vitaminash (A, C, E, K, B6), por edhe elementë si mangan, kalcium, selen, zink etj.

Spinaqi është një burim i pasur i acideve yndyrore Omega 3. Ai ndihmon për të ngadalësuar procesin natyror të plakjes dhe parandalon kancerin e gjirit dhe lëkurës.

Spinaqi është i këshillueshëm edhe për ata që nuk duan të shtojnë në peshë, pasi nuk përmban kolesterol.

Ja efektet shëndetësore të spinaqit:

  • Përmirëson shikimin
  • Parandalon plakjen e muskujve
  • Stabilizon problemet neurologjike
  • Forcon muskujt
  • Stabilizon shtypjen e gjakut
  • Rritë sasinë e mineraleve në kocka
  • Ndalon sëmundjet e stomakut
  • Stimulon aktivitetin e metabolizmit
  • Ndihmon në zhvillimin e fetusit
  • Të mbron nga sulmet e zemrës

/TV Arbëria

Powered by WordPress