Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Konsumimi i tepërt i sheqerit i dëmshëm

Konsumimi i tepërt i sheqerit i dëmshëm

Nëse konsumoni tepër sheqer brenda ditës atëherë ju nuk do të rrezikoni vetëm shëndetin e dhëmbëve tuaj dhe shtimin në peshë, por njëherësh do të shtoni rrezikun nga çrregullimet mentale, tregon një studim i ri.

Studiuesit kanë gjetur se njerëzit që konsumojnë më shumë se 67 gramë sheqer në ditë rrezikohen të preken nga ankthi, depresioni dhe çrregullimet tjera mentale brenda pesë vjetësh, krahasuar me njerëzit që marrin nivel më të ulët të sheqerit.

Konsumimi i tepërt i sheqerit shton rrezikun nga shumë probleme shëndetësore, përfshirë obezitetin, diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe problemet me dhëmbë.

/TV Arbëria 

Powered by WordPress