Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > ​Konsumimi i këtyre ushqimeve ua pastron enët e gjakut

​Konsumimi i këtyre ushqimeve ua pastron enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera.

Në disa raste, enët e gjakut bllokohen duke përbërë pikënisjen e shumë sëmundjeve kardiovaskulare. Të dhënat e agroweb tregojnë se në vitet e fundit, 60% e vdekjeve në vend kanë ndodhur si pasojë e sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët kanë identifikuar disa ushqime të shëndetshme të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të tilla dhe ruajnë shëndetin e enëve të gjakut.

Avokado

Avokado është e pasur në proteina, fibër, vitamina dhe minerale. Natyrshëm, konsumi i tyre ndihmon në zhbllokimin e enëve të gjakut. Për më tepër, konsumi ditor i avokados ul kolesterolin e keq me nga 11 deri në 22%. Avokado gjendet në treg gjatë gjithë vitit.

Brokoli

Brokoli përmban shumë vitaminë K që parandalon mpiksjen e gjakut. Fibra tek brokoli ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin. Brokoli gjendet në treg nga muaji tetor deri në muajin mars – prill.

Agrumet

Agrumet janë të pasura me pektinë që pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq.Agrumet gjenden në treg gjatë gjithë vitit.

Kafeja

Studiuesit australianë kanë zbuluar se kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20%. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid klorogenik që parandalon problemet me zemrën.

Mollët

Mjekët thonë se ngrënia e një molle në ditë ul kolesterolin e keq me të paktën 40%. Antioksidantët tek molla kanë aftësinë të shmangin ngurtësimin e enëve të gjakut. Mollët gjenden në treg gjatë vitit.

Spinaqi

Një racion me spinaq në ditë mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës që shkaktohen nga ateroskleroza ose bllokimi i enëve të gjakut. Spinaqi gjendet në treg nga periudha janar – maj dhe shtator-dhjetor.

Peshku

Salmoni, peshku ton, skumbria dhe sardelet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega-3 të cilat zhbllokojnë enët e gjakut dhe parandalojnë trombozën. Kujdesuni të konsumoni peshk të freskët.

Arrorët

Arrat dhe bajamet janë veçanërisht mirëbërës për zemrën. Ato janë të pasur me fibër, proteinë, acid alfalinoleik, vitaminë E dhe yndyrna mono-të-pangopura.

Shalqini

Amino acidet tek shalqini zhbllokojnë enët e gjakut dhe ulin tensionin e gjakut. Ekspertët nënvizojnë se zhbllokimi dhe pastrimi i enëve të gjakut kërkon kohë, por ngrënia e ushqimeve të lartpërmendura e përshpejton këtë proces. Shalqini e ka periudhën nga muaji korrik deri në muajin shtator./Alsat Mk

/TV Arbëria

Powered by WordPress