Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Konsumi i kivit përmirëson shëndetin mendor brenda pak ditësh

Konsumi i kivit përmirëson shëndetin mendor brenda pak ditësh

Një ushqim që të ngre fuqishëm humorin mund të jetë që tani në tasin tuaj me fruta. Dhe sa më shumë të shtohet ky ushqim i veshur me gëzof në dietën tuaj, aq më shumë mund të përmirësojë vitalitetin dhe shëndetin tuaj mendor, për vetëm katër ditë.

Kur mendojmë për vitaminën C, priremi të mendojmë për portokallet dhe agrumet. Por një frut tjetër përmban pothuajse dy herë më shumë vitaminë C se një portokall për porcion: kivi.

Lexo edhe:
8 ushqime që ndihmojnë për një plakje të shëndetshme

Në një studim të fundit, të botuar në British Journal of Nutrition, studiues nga Zelanda e Re dalin në përfundimin se si ngrënia e kivit mund të ndikojë në gjendjen tonë. Vetëm në katër ditë nga ngrënia e dy kivi në ditë, pjesëmarrësit filluan të shihnin përmirësime në humor, më shumë vetëvlerësim, optimizëm dhe fokus, duke arritur kulmin pas dy javësh.

“Është mirë që njerëzit të dinë se ndryshimet e vogla në dietën e tyre, si shtimi i kivit, mund të bëjnë një ndryshim në mënyrën se si ndihen çdo ditë”, tha bashkëautori Tamlin Conner, një profesor në psikologji në Universitetin e Otagos në Zelandën e Re në një deklaratë.

Studiuesit besojnë se këto ndryshim në humor mund të jetë pjesërisht për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C të frutave. Studimet e mëparshme kanë treguar se marrja e vitaminës C është e lidhur me përmirësimin e humorit, vitalitetit, mirëqenies dhe shkallës më të ulët të depresionit, ndërsa mungesa e vitaminës C është shoqëruar me shkallë më të lartë të depresionit dhe dëmtimit njohës.

Ekipi hulumtues i ndau 155 pjesëmarrësit në studim në tre grupe – ata që merrnin një suplement tabletash 250 mg të vitaminës C në ditë; ata që marrin dy kivi SunGold; dhe atyre që u është dhënë një tabletë placebo. Në fund të studimit, të dy grupet, ata që merrnin vitaminë C dhe ata që konsumonin kivi raportuan përmirësime në humor, por vetëm ata që hëngrën kivi raportuan një përmirësim në perceptimin që kishin për të arritur sukses.

“Kjo na ndihmon të kuptojmë se ajo që hamë mund të ketë një ndikim relativisht të shpejtë në mënyrën se si ndihemi” thotë Ben Fletcher, i cili kreu studimin si pjesë e doktoraturës së tij në Otago. “Pjesëmarrësit tanë kishin shëndet mendor relativisht të mirë në fillim, kështu që kishin pak hapësirë për përmirësim, por megjithatë raportuan përfitimet e ndërhyrjeve me kivi ose vitaminë C.”

Ai shtoi se, ndërkohë që pjesëmarrësit që merrnin tableta të vitaminës C treguan disa përmirësime, ata panë efektet më të rëndësishme pas konsumimit të frutave të plota të kivit, duke sugjeruar se mund të ketë disa lëndë ushqyese të tjera brenda të gjithë frutit që mund të kontribuojnë gjithashtu në mirëqenien mendore.

“Ne inkurajojmë një qasje të gjithanshme ndaj të ushqyerit dhe mirëqenies, duke përfshirë ushqime të ndryshme të pasura me lëndë ushqyese në dietën tuaj,” tha ai./ Lapsi/

Powered by WordPress