Geoffrey Thomas, një konsulent aviacioni thotë se ShBA ka sistemin më të sigurt të linjave ajrore në botë dhe “këto lloj gjërash nuk ndodhin më në Shtetet e Bashkuara”.
Thomas i thotë BBC-së se përplasjet në ajër supozohej të ishin diçka e së kaluarës dhe se teknologjia e re i ka mundësuar avionëve të bisedojnë elektronikisht me njëri-tjetrin për të paralajmëruar pilotët për përplasje të tilla të afërta.
Ky është një sistem i quajtur Traffic Collision Avoidance System (TCAS), për të cilin Thomas thotë se ka shpëtuar dhjetëra mijëra jetë në dekadat e fundit.
Ai shton se të gjithë avionët komercialë dhe shumica e avionëve ushtarakë janë të pajisur me këtë teknologji.
“Teknikisht (përplasja) nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Është hutuese dhe tragjike”, shtoi ai.