Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Konjufca uron Fitër Bajramin: Mësimet e sakrificës përgjatë muajit të Ramazanit, kulmojnë sot në këtë ditë festive

Konjufca uron Fitër Bajramin: Mësimet e sakrificës përgjatë muajit të Ramazanit, kulmojnë sot në këtë ditë festive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët dhe besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Konjufca theksoi se mësimet e sakrificës gjatë muajit të Ramazanit kulmojnë në këtë ditë festive dhe pasqyrojnë një periudhë suksesi në përballimin e sfidave.

“Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia, dashuria e gëzimi, që ndriçojnë jo vetëm jetët personale, por edhe të atyre që kemi pranë dhe atyre me të cilët ndajmë fatin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar ai.