Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin italian, Antonello De Riu.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për çështjet dhe zhvillimet në vend si dhe aspektet e ndryshme të sigurisë.
“Në veçanti, u bisedua rreth zgjedhjeve të fundit parlamentare në Republikën e Kosovës, e në të njëjtën kohë në lidhje me legjislativin dhe ekzekutivin e ri që priten të formohen pas këtyre zgjedhjeve. Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Antonello De Riu për vizitën e tij dhe u shpreh i bindur se raportet e mira mes vendeve tona do të thellohen gjithnjë e më shumë, në të gjitha fushat e interesit tonë të përbashkët”, thuhet tutje.