Blog Post

Arbëria TV > Politika > Konjufca takoi Szunyog: Dialogu të përmbyllet me njohjen reciproke në qendër

Konjufca takoi Szunyog: Dialogu të përmbyllet me njohjen reciproke në qendër

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog, me ç’rast, u shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet aktuale politike.

Po ashtu, u shkëmbyen pikëpamjet për aktivitetin dhe prioritetet e Kuvendit, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe agjendën evropiane të Kosovës.

Konjufca, siç u bë e ditur në komunikatë, ritheksoi se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër.

“Konjufca dhe ambasadori Szunyog shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të mbështetjes së Kuvendit dhe trupave të tij. “, u bë e ditur në komunikatë.

Ndërsa po ashtu edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë, e konfirmuan takimin e shefit të kësaj Zyre me kryeparlamentarin, Konjufca

Szynyog tha se gjatë takimit e vuri theksin te përafrimi i ligjeve te Kosovës me ato të BE-së, si një aspekt i rëndësishëm i procesit të integrimit Evropian

“Përafrimi i ligjeve të Kosovës me ato të BE-së është një aspekt shumë i rëndësishëm i procesit të integrimit evropian; Ne i konsiderojmë prioritet projektligjet për #Kodin Civil, prokurimin publik, menaxhimin e pasurive të konfiskuara, Inspektoratin e Arsimit, mjekësinë ligjore dhe edukimin e hershëm”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

/TV Arbëria