Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në ngjarjen e Institutit për Studimet e Luftës Hibride “Octopus” e cila organizoi konferencë me temën, “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”, me ç’rast Konjufca ka folur rreth agresionit ndaj Kosovës më 24 shtator në Banjskë, shkruan TV Arbëria.
Konjufca në fjalimin e tij tha se Serbia dhe Rusia kanë një strategji të njëjtë.
“As Rusia dhe as Serbia nuk kanë hequr dorë nga kjo strategji, sepse as Rusia nuk ka hequr dorë nga bota ruse dhe as Serbia nuk ka hequr dorë nga bota serbe, biles ky termi bota serbe, e cila u prezantua dhe zyrtarisht nga autoritetet e Serbisë, është një kopjim identik që Putini e ka shpjeguar shumë më heret’, ka thënë Konjufca.
Ai tutje ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ishte një replik identike e sjelljes agresore të Rusisë ndaj Ukrainës.
Konjufca gjatë fjalimit të tij përmend edhe reshterin e rënë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunjakun.
“Sulmi terrorist që ndodhi ndaj Kosovës në Banjskë në vitin e kaluar, ishte një replik identike e sjelljes agresore të Rusisë kundër Ukrainës, trupat paramilitare serbe të trajnuar nga ushtria serbe, të paisur me arsenal ushtarak të ministrisë serbe të mbrojtejes, si dhe me zbatimin e aspiratës të Beogradit për me nda Kosovën, e synuan në mënyrë të hapur dhe në mënyrë luftarake aneksimin e pjesës veriore të Kosovës, me ç’rast në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, në luftë me këtë grup paramilitar e dha jetën reshteri i Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka thënë Konjufca.
Video nga ngjarja: