Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Konjufca për punësimet familjare në ambasada: Emrat i sjellin, unë vetëm i nënshkruaj

Konjufca për punësimet familjare në ambasada: Emrat i sjellin, unë vetëm i nënshkruaj

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është pyetur sot për disa punësime nëpër përfaqësi diplomatike, që sipas raportimeve në disa media, janë punësime të personave që kanë lidhje familjare me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Konjufca sot ka thënë se s’merret me emra dhe se vetëm i nënshkruan propozimet që ia sjellin.

Ai ka thënë se më këtë gjë merret një Komision i veçantë që ka në përbërje edhe ambasadorë.

Konjufca ka treguar se janë bërë 54 lëvizje nëpër Ambasada.