Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Konjufca: Nëse nuk shkohet tash në zgjedhje të jashtëzakonshme, shtatori nuk është opsional

Konjufca: Nëse nuk shkohet tash në zgjedhje të jashtëzakonshme, shtatori nuk është opsional

Në një deklarim për media, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se duket që dy partitë tjera opozitare kanë nevojë për më shumë kohë për t’u bindur për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Konjufca ka thënë se nëse nuk shkohet tash në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë sipas tij, shtatori nuk është opsional.

Ai ka thënë se në asnjë formë nuk kanë afërsi me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për koalicion.

Kryeparlamentari ka folur dhe për raportin e kryediplomatit evropian, Josep Borell, në lidhje me heqjen eventuale të masave të vendosur nga Bashkimi Evropian (BE) për Kosovën.

Ai ka thënë se kur kryediplomati Borrell ta shkruajë këtë raport, “është mirë të shkruajë” se bankat serbe ilegale janë mbyllur sepse të njëjtat ishin ilegale.

“Kur z. Borrell ta shkruajë atë raport, është mirë ta shkruajë se bankat serbe ilegale u mbyllen sepse ishin të tilla d.m.th të shkruajë kështu që ishin ilegale”, ka thënë Konjufca.

Themes by WordPress