Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Konjufca: Manastiri i Deçanit, kompromisi më i dhimbshëm që kjo Qeveri ka bërë

Konjufca: Manastiri i Deçanit, kompromisi më i dhimbshëm që kjo Qeveri ka bërë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit ka qenë vendimi më i dhimbshëm i kësaj qeverie.

Por, njeriu nr. 2 i Vetëvendosjes e ka përkrahur vendimin e kryeministrit Albin Kurti për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit Ortodoks. Ai ka thënë se nga viti 2015 bashkësia ndërkombëtare kishte kërkuar të merrej vendimi për pronat rreth Manastirit të Deçanit, me arsyetimin se këtë e ka obligim Kosova. E tani, ka shtuar ai, Kosova po fiton anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Qe disa vite kërkohej nga Kosova të merrte vendim për pronat e Manastirit të Deçanit me arsyetimin se Kosova e ka për obligim ta bëjë këtë. Tash për herë të parë prej janarit nuk thuhet bëjeni sepse e keni obligim, por bëjeni sepse mund të arrini diçka të madhe për Kosovën qe i bie Këshilli i Evropës”, ka thënë Konjufca, në një intervistë në emisionin “Politiko” në Kanal10.

Ai ka thënë se ky vendim është një kompromis, të cilin e ka quajtur si me të dhimbshmin qe e ka bërë kjo Qeveri.

Indirekt, Konjufca ka lënë të kuptohet se Kosova mund ta pranojë edge Asociacionin në këmbim për njohjen de facto nga Serbia.

 

Powered by WordPress