Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Konjufca: Kosova projekt ndërkombëtar e vendës, kushtetutshmëria është ende në formësim

Konjufca: Kosova projekt ndërkombëtar e vendës, kushtetutshmëria është ende në formësim

Me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, Grupi për Ballkan ka organizuar konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”. 

Në këtë konferencë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se kushtetutshmëria e Kosovës është ende në formësim e sipër. Sipas tij, Kosova ishte projekt ndërkombëtar dhe vendas.

“Trashëgimia kushtetuese po prodhohet vazhdimisht, ajo po vazhdon edhe sot. Kushtetuta e Kosovës ishte produkt i fazave nëpër të cilën kaloi Kosova”.

“Kosova shumë shpejt do të futet në një fazë të stabilitetit kushtetuese, në një farë mënyrë është shumë e nevojshme, pas gjithë të kësaj që kemi kaluar, po shoh se jemi të gatshëm të kalojmë në një fazë të stabiliteti kushtetues, situata tani është më e qartë se sa para 10 viteve”.

Në këtë konferencë është prezantuar edhe raporti i politikave “Kushtetuta e Kosovës: Rishikim Gjithëpërfshirës&Analizë Ligjore”, që analizon 21 çështje kushtetuese që lidhen me sistemin e ligjeve, funksionimin e institucioneve dhe juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese si dhe propozon zgjidhje për mangësitë kushtetuese.

/TV Arbëria

Powered by WordPress