Glauk Konjufca ende s’e ka siguruar përkrahjen e plotë për ta formuar Qeverinë e re. Prej dhjetë votave të komuniteteve jo shumicë, i mungojnë edhe tri. Eventualisht nga Veton Berisha, Duda Balje dhe Adem Hoxha.
Berisha ka thënë për RTV21 se është i gatshëm me u taku me Konjufcën, por kërkon marrëveshje paraprake para se me dhanë votën:
“Nuk jam pengues, por marrëveshja është thelbësore”
Sipas afateve kushtetuese, Konjufca ka kohë deri më 19 nëntor me kërku votëbesimin në Kuvend. Nëse dështon, presidentja Osmani mund të shpallë zgjedhje të reja brenda 40 ditësh.
Pas dështimit të Albin Kurtit me 56 vota për dhe pa shumicën e nevojshme, tash është radha e Konjufcës, por as ai s’e ka të lehtë.
PDK, LDK, AAK dhe Nisma veç kanë deklaru se nuk do ta votojnë, duke thënë se “mandatari nuk trashëgohet pa numra”.
Por pse partive po ju konvenojnë zgjedhjet e reja?
Sipas analistëve, partitë politike po tentojnë të blejnë sa më shumë kohë ndërsa vetë LVV mund të tentojë ta kthejë krizën në avantazh elektoral.
Një vit i humbur pa institucione, e Kosova sërish përballë mundësisë për zgjedhje të jashtëzakonshme. /TV Arbëria