Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Konjufca: Deputetes Reshitaj nuk i takon mëditja, qëndroi 10 sekonda në seancë

Konjufca: Deputetes Reshitaj nuk i takon mëditja, qëndroi 10 sekonda në seancë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar nga administrata e Kuvendit që mos t’i takojë mëditja për sot deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj.

Konjufca tha se deputetja Reshitaj hyri në seancë nuk qëndroi as 10 sekonda dhe vendosi nënshkrimin.

E në mungesë kuorumit përfundoi seanca e sotme.

Konjufca: Reshitaj nuk i takon mëditja hyri në seancë nuk qëndroi as 10 sekonda dhe vendosi nënshkrimin

“Nuk kemi kuorum për zhvillimin e kësaj seance e po ashtu i propozoj administratës së Kuvendit të Kosovës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takoj sot asnjë mëditje se hyri sot në seancë nuk qëndroi as 10 sekonda doli dhe vendosi nënshkrimin, kështu që nuk ka kështu”, tha Konjufca.

/TV Arbëria