Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Konjufca: Atentati ndaj Trumpit është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik

Konjufca: Atentati ndaj Trumpit është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas tentim vrasjes së ish presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai ka thënë se atentati është sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik.

“Sot në mëngjes u shokuam me pamjet e atentatit ndaj Presidentit Trump.

Ky atentat është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik. Falë Zotit, Presidenti Trump i shpëtoi këtij sulmi, ndërsa Amerika sot ka nevojë për bashkim rreth vlerave të saj fundamentale të lirive qytetare dhe politike.

Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në çdo rrethanë e përballë çdo sfide që synon ta cenojë.”