“Sa i përket të ashtuquajturit ‘turizëm vrasës kam hapur një hetim mbi këtë çështje dhe jam në kontakt me Konsullatën e Bosnjës si dhe Ambasadën Italiane,” , shkroi kongresmenja Anna Paulina Luna në platformën amerikane X.
“Sa i përket të ashtuquajturit “turizëm vrasës” , kam hapur një hetim mbi këtë çështje dhe jam në kontakt me Konsullatën e Bosnjës si dhe Ambasadën Italiane. Të paguash para për të qëlluar civilë — dhe edhe më keq, për të qëlluar fëmijë — është një nivel i së keqes që vendi ynë nuk mund dhe nuk do ta tolerojë. Të dyja qeveritë, ajo italiane dhe ajo boshnjake, do të ndajnë çdo informacion në lidhje me ÇDO AMERIKAN që mund të jetë i implikuar. Nëse ka amerikanë që janë përfshirë në këtë, ata e meritojnë të akuzohen dhe të ndiqen penalisht”, tha ajo.
Deklaratat e saj pasojnë raportet se Italia po heton pretendimet se forcat serbo-boshnjake organizuan “safari njerëzore” për vizitorë të pasur në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës 1992-1995./rtk