Rezervistët britanikë vazhdojnë të vijnë në Kosovë për ushtrime me KFOR-in

Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar po...

Caktohen datat e seancave përgatitore për gjykimin ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë...

Gjilan, fillon ndërtimi i rrugës Dobërqan-Pogragjë

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se kanë nisur punimet...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kongresi i Lushnjes, ngjarje e madhe historike

Extra AL PVC

Kongresi i Lushnjës, një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, hapi zyrtarisht punimet më 21 janar 1920, ndërsa punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920.

Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij.

Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishme politike.

Ai hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.

Gjatë punimeve të tij, u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar si Këshillin e Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të shtetit deri sa të caktohej forma përfundimtare e regjimit.

U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, i cili do të kryente funksionet e parlamentit shqiptar.

Kongresi i Lushnjës me shumicë votash rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina. /atsh

/TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Rezervistët britanikë vazhdojnë të vijnë në Kosovë për ushtrime me KFOR-in

Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar po...

Caktohen datat e seancave përgatitore për gjykimin ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë...

Gjilan, fillon ndërtimi i rrugës Dobërqan-Pogragjë

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se kanë nisur punimet...

Vazhdon ardhja e ushtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, KFOR: Po testohet dislokimi i shpejtë i trupave shtesë

KFOR-i ka njoftuar se Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i...

Rezervistët britanikë vazhdojnë të vijnë në Kosovë për ushtrime me KFOR-in

Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar po e vazhdon vendosjen e përkohshme në Kosovë në mbështetje të misionit të NATO-s në Kosovë,...

Caktohen datat e seancave përgatitore për gjykimin ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë caktuar datat për mbajtjen e seancave përgatitore në rastin ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe...

Gjilan, fillon ndërtimi i rrugës Dobërqan-Pogragjë

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Dobërqan-Pogragjë, ku lidhen dhe zhvillohen disa fshatra të kësaj ane.  Kryetari i...