Gjendet një person i pajetë pranë nënkalimit te “Kodra e Diellit”

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme...

Shqipëria, e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

Organizata "Global Petrol Prices" e ka renditur Shqipërinë në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Konfuzioni i opozitës me Asociacionin

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

Prej se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka konfirmuar se është pajtuar me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pas takimeve që ka zhvilluar në Bruksel në margjina të samitit të BE-së me liderët kryesorë evropian sikur se,  presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministren italiane, Giorgia Meloni, opozita është gjendur në një konfuzion.

Mbase kanë shpresuar që Albin Kurti do ta refuzonte pafundësisht zbatimin e këtij entiteti dhe kështu do ta poziciononte veten në një antagonizëm të thellë më Bashkësinë Ndërkombëtare dhe kështu kjo situatë do t’u shërbente atyre si një mundësi ideale për rikthim në pushtet. Ky çakordim po vërehet edhe në kritikën që përfaqësuesit e opozitës janë duke zhvilluar ndaj ndryshimit radikal të Kryeministrit në raport me këtë temë.

Pjesa më e madhe e tyre e sulmon Kurtin, jo për pranimin Bashkësisë, por për mënyrën e zbatimit të kësaj strukture. Pra ata janë dakord me veprimet e Kryesmistrit, por kanë vërejtje me vonesat e tij. Sepse sipas tyre me këtë qasje i pari i Qeverisë ka ndikuar që Kosova ta humb mundësin e njohjes de jure nga Serbia, kurse me pranimin e tanishëm të Asociacionit, është i detyruar të pajtohet  me njohjen de facto. Një term ky që e përdorin si klishe vetëm për shkak të stërpërdorimit të fundit medial të tij. Pra sipas tyre ky entitet është obligim ndërkombëtar, prandaj askush nuk po e konteston themelimin e tij. Madje edhe janë të gatshëm t’i ndihmojnë qeverisë për ta tejkaluar këtë sfidë. Këto reagime të përcipta i shfaqën mbrëmë edhe shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare në debatin Politiko në Kanal 10.

Është e vërtetë se baza legale e kësaj strukture juridike ndodhet në Marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në vitin 2013 nga atëbotë ish-Kryeministri Thaçi dhe ish-Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq. Kjo marrëveshje ishte miratuar me dy të tretat e deputeteve të Kuvendit të Kosovës duke u trajtuar sipas normave kushtetuese të marrëveshjeve ndërkombëtare. Dhe gjashtë pikat e para të saj i referohen formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kurse procedurat konkrete për themelimin e tij u hodhën me “Marrëveshja për Asociacionin  Bashkësinë e komunave serbe” në vitin 2015 të nënshkruar në Bruksel nga ish-Kryemistri i Kosovës Isa Mustafa. Kurse tensionet dhe protestat që u prodhuan pas këtij nënshkrimi dhe atij për demarkacionin me Malin e Zi janë të njohura nga të gjithë.

Por ajo që duhet cekur këtu, ka të bëjë me faktin, se edhe opozita e sotme nuk ka qenë konsekuente në raport me këtë temë. Bie fjala, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte bashkëorganizatore e protestave me Lëvizjen Vetëvendosje kundër zbatimit të Asociacionit. Kurse pa kaluar shumë kohë edhe ish-presidenti Thaçi, edhe pse ishte nënshkrues i Marrëveshjes së parë do të shprehej me tona të ashpra politike ndaj themelimit te Asociacionit. Në disa intervista në vitin 2020 ish-presidenti deklaronte se “krijimi i një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të ishte gabim i madh dhe nisje e shpërbërjes se shtetit nga brenda. Ky entitet nënkupton Republikën Serbe”.

Në këtë kontekst është e paqartë nëse atëbotë ka qenë fjala për një model tjetër të Asociacionit, çfarë kishte ndikuar që ish-presidenti Thaçi të ishte kategorik kundër tij, apo është fjala për të njëjtin model, por zyrtarët  PDK-së e kanë harrur qëndrimin e tij dhe tash kanë vendosur t’i ofrojnë mbështetje partiake Albin Kurtit për ta jetësuar sa më shpejt këtë obligim ndërkombëtar, me të vetmen kritike se pse nuk kishte qenë pro tij, kur ish-lideri kryesor i PDK-së ishte kundër Bashkësisë.

Mbase këto kundërthënie, e pasqyrojnë më mirë se asgjë tjetër, konfuzionin e opozitës në raport me këtë temë.

/TV Arbëria

 

 

spot_img

Të fundit

Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfiskuan 71 armë, u arrestuan 70 persona e u lënduan tre

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur...

Gjendet një person i pajetë pranë nënkalimit te “Kodra e Diellit”

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme...

Shqipëria, e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

Organizata "Global Petrol Prices" e ka renditur Shqipërinë në...

Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfiskuan 71 armë, u arrestuan 70 persona e u lënduan tre

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me armë në...

Gjendet një person i pajetë pranë nënkalimit te “Kodra e Diellit”

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në rrugën "Kodra e Diellit" në Tiranë. Policia e Tiranës raporton se bëhet fjalë për 62-vjeçarin...

Shqipëria, e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

Organizata "Global Petrol Prices" e ka renditur Shqipërinë në vendin e shtatë në botë për çmimin më të lartë të naftës. Sipas klasifikimit të publikuar...