Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Konflikti për para përfundon me grushte në Prishtinë, një person ndalohet për 48 orë

Konflikti për para përfundon me grushte në Prishtinë, një person ndalohet për 48 orë

Një mosmarrëveshje lidhur me para ka eskaluar në dhunë fizike në qendër të Prishtinës, duke rezultuar me arrestimin e një personi nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor 2026 në rrugën “Luan Haradinaj”, ku Policia është njoftuar rreth orës 12:00 për një incident mes dy personave.

Sipas burimeve të Sinjalit, pas një mosmarrëveshjeje që lidhej me çështje financiare, Erdenay Karagoz dyshohet se e ka sulmuar fizikisht Mesut Karpatin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dy palët në stacion policor për procedura të mëtejshme.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar.

Me urdhër të Prokurorit, ndaj Erdenay Karagoz është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.