Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Konfiskohet mjaltë në aeroportin “Adem Jashari” në vlerë të rreth 3 mijë eurove

Konfiskohet mjaltë në aeroportin “Adem Jashari” në vlerë të rreth 3 mijë eurove

Dogana e Kosovës ka konfiskuar më 12 shtator në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” 56 copë mjaltë nga një udhëtar, i lijnës Stamboll – Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se vlera totale e mallit është 2,922.78 euro.

Pas kontrollit të valixheve dhe analizës së imazheve nga skaneri, u hasën mallra të padeklaruara si më poshtë:– 38 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 30+ (500 gr), me vlerë 2,047.44€

– 18 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 50+ (500 gr), me vlerë 875.34€Ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur në 871 euro.