Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Konfiskohen tri armë zjarri në dy raste të ndara brenda dy ditësh

Konfiskohen tri armë zjarri në dy raste të ndara brenda dy ditësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të fundit, ka konfiskuar tri armë zjarri në dy raste të ndara.

“Në rastin e parë në Mitrovicë, janë arrestuar dy të dyshuar m/k- të cilët për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me një parking janë zënë në mes veti ku njëri i dyshuar e ka kanosur tjetrin, nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me 21 fishek. Pas intervistimit dy të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat “Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës “ dhe “ Sulm”.

Në rastin e dytë në Vushtrri , është arrestuar një i dyshuar m/k- ku pas kontrollit te detajuar në automjetin e tije janë dhe gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë pushkë automatike me 30 fishek, një pistoletë dhe një thikë. Pas intervsitimit , ndaj të dyshuarit është iniciuar rast: ,,Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës “i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.