Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Konfiskohen lëndë narkotike e armë në Prishtinë

Konfiskohen lëndë narkotike e armë në Prishtinë

Njësia policore gjatë një pike kontrolli ka ndaluar veturën që drejtohej nga i dyshuari mashkull nga Kosova dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku në konsultim me prokurorin është bastisur banesa e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar: 2.8 gramë kokainë, 15.1 gramë marihuanë, një revole, 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një peshore digjitale dhe disa qese për paketimin e lëndëve narkotike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

/TV Arbëria