Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Konfiskohen ari dhe argjend në Prizren, vlera e mallit afër gjysmë milioni euro

Konfiskohen ari dhe argjend në Prizren, vlera e mallit afër gjysmë milioni euro

Zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës kanë kryer një operacion të përbashkët kontrolli në pesë argjendari në qytetin e Prizrenit, ku kanë konfiskuar ari dhe argjend të cilët ishin pa dokumentacion të rregullt.

Në njoftim thuhet se ky operacion u fokusua në identifikimin e mallrave pa prejardhje të dokumentuar në kuadër të përpjekjeve për të luftuar kontrabandën dhe tregtinë e paligjshme.

“Rezultatet e operacionit si në vijim:10 kg ari pa dokumentacion të rregullt. 3 kg argjend pa dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se vlera totale e këtyre mallrave të konfiskuara arrin rreth 450,000.00 euro.

Më tej, policia shton se kontrollet u kryen në disa lokacione të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit.

“Zbulimi i këtyre mallrave u bë falë punës së palodhur dhe përkushtimit të zyrtarëve të Doganës dhe Administratës Tatimore. Dyshohet se këto mallra janë kontrabanduar. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme”, thuhet në njoftim.

Powered by WordPress