Një punëtor i një banke ka raportuar në Polici se gjatë kontrollit të një bankomati në Çagllavicë ka hasur në 573 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Sipas raportit policor, monedhat e dyshuara janë konfiskuar nga njësiti i forenzikës për ekzaminim të mëtejshëm.
Lidhur me rastin, autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim.