Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Konfirmon Macron, dy vullnetarë francezë u vranë në sulmin me dron rus në Ukrainë

Konfirmon Macron, dy vullnetarë francezë u vranë në sulmin me dron rus në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar se dy punonjës francezë të ndihmës janë vrarë në një sulm rus në Ukrainë, duke e dënuar sulmin dhe duke e quajtur “frikacak”.

“Solidariteti im shkon për të gjithë vullnetarët që janë të përkushtuar për të ndihmuar njerëzi”, tha ai në një postim në X, shkruan BBC.

Zyrtarët ukrainas më herët thanë se dy vullnetarë të huaj ishin vrarë në qytetin jugor Beryslav të enjten.

Organizata joqeveritare e Zvicrës HEKS/EPER tha më vonë se dy nga punonjësit e saj u vranë.

“Rreth orës 14:30, një sulm shënjestroi punonjësit e HEKS/EPER gjatë një vlerësimi në terren, duke rezultuar në humbjen tragjike të dy kolegëve të dashur dhe plagosjen e të tjerëve”, tha OJQ në një deklaratë që dënonte gjithashtu sulmin.

Emrat e viktimave nuk janë bërë publik.

Rusia nuk ka komentuar mbi sulmin e raportuar në Beryslav, rajoni Kherson.

Një numër vullnetarësh të huaj janë vrarë në Ukrainë që kur presidenti rus Vladimir Putin filloi një pushtim në shkallë të plotë të fqinjit të tij jugperëndimor në shkurt 2022.

Duke iu referuar sulmit të së enjtes, zyrtarët ukrainas thanë se katër persona të tjerë – përfshirë tre vullnetarë të huaj – u plagosën në një sulm “masiv” me dron në qytetin e vijës së parë në lumin Dnipro, rreth 60 km në veri-lindje të kryeqytetit rajonal Kherson.

Ministri i Jashtëm francez Stéphane Séjourné më vonë tha se tre nga të plagosurit ishin gjithashtu shtetas francezë.

Rusia do të “përgjigjet për krimet” dhe “barbarinë e saj”, shtoi Séjourné.

Në një postim në X, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi: “Terrori rus nuk njeh kufij apo kombësi.

 

Powered by WordPress