Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Konfirmon Kryeziu: Kërkova shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse s’konstituohet Kuvendi brenda 30 ditësh

Konfirmon Kryeziu: Kërkova shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse s’konstituohet Kuvendi brenda 30 ditësh

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka konfirmuar se ka thënë se presidentja duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Ai tutje, ka deklaruar se në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit 30-ditor, dhe në mungesë të një baze ligjore për shpallje të drejtpërdrejtë të zgjedhjeve të reja, Presidentja e vendit ka mundësi të ndërhyjë përmes një dekreti të posaçëm.

Sipas Kryeziut, në këtë situatë mund të aktivizohet një skenar kushtetues për të shmangur bllokadën institucionale.

“Po, e kam thënë në televizion: nëse edhe pas 30 ditësh nuk konstituohet Parlamenti, pasi që nuk mund të shpallen zgjedhjet, atëherë me një dekret me fuqi ligjore shpallet gjendja emergjente, e kufizuar vetëm për Parlamentin, dhe shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme për 40 ditë. Fushata zgjat 10 ditë,” tha Kryeziu për Gazeta Blic.

Tutje, ai shton se raste të tilla kanë ndodhë edhe në Portugali, Francë, Gjermani, Slloveni e Shqipëri.

Ndryshe, ende nuk është arritur marrëveshje politike për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare, ndërsa vendi po hyn në një fazë të rrezikshme të vakumit kushtetues. /GazetaBlic/