Policia ka konfirmuar informacionin se deputeti Adem Hoxha, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar. Rasti ka ndodhur dje në fshatin Zlipotok të Dragashit.
Hoxha fillimisht është paraqitur në QKMF-në e Dragashit dje rreth orës 18:30 kurse më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm.
“Në koordinim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë”, ka thënë për TV Arbëria Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Sipas tij motivi i incidentit mbetet ende i paqartë.