Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Sinjalit për arrestimin e një personi në Prizren i cili u kap me kokainë dhe lidhet me një seri vjedhjesh në Prizren.
Bëhet fjalë për Mehmet Grekun, i cili dyshohet se lidhet me katër raste të vjedhjes së rëndë, një vjedhje si dhe një vjedhje nga vetura, duke e çuar numrin e rasteve në gjashtë vepra penale.
Gjatë arrestimit, policia ka gjetur tek i dyshuari substancë narkotike të dyshuar si kokainë, çka ka shtuar edhe më tej dyshimet për aktivitet kriminal të vazhdueshëm.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht të gjitha rastet ku dyshohet se ka qenë i përfshirë.