Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Konfirmohet: Raketat Atacms të prodhuara nga SHBA janë përdorur në sulmin e Ukrainës ndaj Rusisë

Konfirmohet: Raketat Atacms të prodhuara nga SHBA janë përdorur në sulmin e Ukrainës ndaj Rusisë

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas kanë konfirmuar se raketat Atacms të prodhuara nga SHBA janë hedhur në territorin rus për herë të parë gjatë luftës në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Sulmi erdhi dy ditë pasi administrata e Joe Biden lejoi përdorimin e tyre dhe në ditën e 1000 të luftës që nga fillimi i pushtimeve të plota të Rusisë.

Zyrtarët e lartë konfirmuan sulmet për New York Times.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se kishte rrëzuar pesë nga gjashtë raketat e gjuajtura në Bryansk.

Rusia sot njoftoi se e i ka miratuar ndryshimet në doktrinën bërthamore , duke vendosur kushte të reja nën të cilat shteti mund të përdorë arsenalin e vet bërthamor.

Themes by WordPress